Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, thotë se Rusia nuk ishte në dijeni për ndonjë plan paqeje që Vatikani kishte për Ukrainën.
Gjatë fundjavës, Papa Françesku tha se Vatikani ishte i përfshirë në një mision paqeje në përpjekje për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Unë jam i gatshëm të bëj gjithçka që duhet bërë. Tani ka një mision, por nuk është ende publik. Kur të jetë publike, do ta zbuloj”, u tha Papa gazetarëve gjatë një fluturimi për në shtëpi pas një vizite tre-ditore në Hungari.
“Unë mendoj se paqja arrihet gjithmonë duke hapur kanale. Nuk mund të arrish kurrë paqen përmes mbylljes… Kjo nuk është e lehtë”, shtoi ai./UBTNews/