UBT News

Kremlini thotë se nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Kremlini thotë se nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), pas raportimeve se po kërkon arrestimin e zyrtarëve rusë për krime ndërkombëtare lufte.

ICC pritej të kërkonte arrestimin e rusëve që kanë dëbuar me forcë fëmijët nga Ukraina dhe kanë shënjestruar infrastrukturën civile.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, zëdhënsi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska nuk e njeh juridiksionin e gjykatës me bazë në Hagë.

Aktualisht nuk është e qartë se ndaj cilëve zyrtarëve rusë mund të ketë urdhër arrest apo kur mund të lëshohen./UBTNews/

Exit mobile version