UBT News

Kremlini thotë se grupi Wagner nuk ekziston ligjërisht

Kremlini tha se grupi mercenar Wagner nuk ekziston ligjërisht pas vendimit të Britanisë së Madhe për ta shpallur “organizatë terroriste”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “Nuk kam koment. Mbase mund të flasë në aspektin ligjor, nuk ekziston ky grup”.

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman tha se grupi Wagner është “i dhunshëm dhe shkatërrues”./UBTNews/

Exit mobile version