Kremlini tha se grupi mercenar Wagner nuk ekziston ligjërisht pas vendimit të Britanisë së Madhe për ta shpallur “organizatë terroriste”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “Nuk kam koment. Mbase mund të flasë në aspektin ligjor, nuk ekziston ky grup”.
Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman tha se grupi Wagner është “i dhunshëm dhe shkatërrues”./UBTNews/