UBT News

Kremlini thotë se Evropa duhet të fajësohet për mbylljen e Nord Stream 1

Kremlini ritheksoi edhe njëherë se për shkak të sanksioneve të Perëndimit është mbyllur plotësisht gazsjellësi Nord Stream 1 midis Rusisë dhe Gjermanisë.

Para gazetarëve, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se sanksionet po “shkaktojnë kaos” për sa i përket punës së mirëmbajtjes në tubacion dhe hodhi poshtë pretendimet se Rusia ka ndërprerë furnizimet në Evropë për shkaqe politike.

Gazprom ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz përmes tubacionit pasi tha se zbuloi rrjedhje nafte gjatë mirëmbajtjes javën e kaluar./UBTNews/

Exit mobile version