Rusia akuzoi të enjten Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se nuk ia kanë vënë veshin shqetësimeve të saj pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri një vizitë historike në Uashington.
Zelensky u prit me nderimet më të larta shtetërore në një ceremoni zyrtare në të cilën presidenti i ShBA-së, Joe Biden dha gati 1.8 miliard dollarë në furnizime ushtarake, përfshirë edhe sistemin e mbrojtjes raketore Patriot.
“Mund të themi me keqardhje se deri më tani as presidenti Biden dhe as presidenti Zelensky nuk kanë thënë as disa fjalë që mund të perceptohen si gatishmëri e mundshme për të dëgjuar shqetësimet e Rusisë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov./UBTNews/