UBT News

Kremlini: SHBA po “i shton benzinë zjarrit” duke furnizuar me armë Ukrainën

SHBA po “i shton benzinë zjarrit” duke furnizuar me armë Kievin, tha të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në përgjigje të vendimit të Presidentit Joe Biden për të ofruar sisteme më të avancuara raketore për Ukrainën.

“Ne besojmë se Shtetet e Bashkuara me qëllim dhe me zell po i hedhin benzinë zjarrit” , u tha Peskov gazetarëve në një konferencë të rregullt.

Biden tha të martën se SHBA po i ofron Ukrainës “sisteme dhe municione më të avancuara raketash” ndërsa lufta e saj me Rusinë po vazhdon.

“Furnizimet e tilla nuk kontribuojnë në vullnetin e udhëheqjes ukrainase për të rifilluar negociatat e paqes”, tha Peskov.

Peskov shtoi se Kremlini nuk u beson fjalëve të presidentit Zelensky se Kievi nuk do të përdorte raketat për të sulmuar territorin rus nëse i merr ato nga SHBA./UBTNews/

Exit mobile version