Kremlini ka refuzuar të komentojë një raport të Wall Street Journal se Uashingtoni zhvilloi bisedime të pazbuluara me zyrtarë të lartë rusë për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm në luftën në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se ndërsa Rusia mbetet “e hapur” për bisedime, ajo nuk është në gjendje të negociojë me Kievin për shkak të refuzimit të tij për të zhvilluar bisedime me Rusinë.
Wall Street Journal raportoi të dielën se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan zhvilloi bisedime të pazbuluara me zyrtarë të lartë rusë me shpresën për të reduktuar rrezikun që lufta në Ukrainë të përhapet ose të përshkallëzohet në një konflikt bërthamor./UBTNews/