UBT News

Kremlini reagon ndaj Macron: Përhapja e armëve bërthamore jo zgjidhje për Evropën

Kremlini njoftoi sot se beson që përhapja e armëve bërthamore në Evropë nuk do të kontribuojë në sigurinë e kontinentit evropian.

Përhapja e armëve bërthamore në kontinentin evropian është diçka që nuk do të rrisë sigurinë, parashikueshmërinë dhe stabilitetin e kontinentit evropian”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kështu e komentoi ai deklaratën e Presidentit Francez Emmanuel Macron se vendi i tij është gati për një dialog mbi vendosjen e avionëve të tij të aftë për të mbajtur armë bërthamore në vendet e tjera të BE-së, raporton RIA Novosti.

Duke folur për temën e parandalimit bërthamor të Evropës, Macron tha dje se Franca nuk do të paguante për sigurinë e të tjerëve.

Dua të nis një debat, por Franca nuk do të paguajë për sigurinë e të tjerëve, nuk do të jetë një zbritje nga ajo që kemi ne, dhe vendimi përfundimtar do të jetë gjithmonë – Franca. Ne jemi të gatshëm të hapim një diskutim, veçanërisht për vendosjen e avionëve të armatosur me bomba bërthamore në vendet e tjera evropiane”, përfundoi Macron.

Exit mobile version