Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës rritën çmimet dhe shitjet e gazit të lëngshëm pas rrjedhjeve në tubacionet nënujore Nord Stream.
Në total katër rrjedhje u zbuluan muajin e kaluar në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 në Detin Baltik pranë Danimarkës dhe Suedisë.
Sipas Peskov, ka “vende me aftësi ushtarake që lejojnë incidente si rrjedhjet e gazit Nord Stream”.
Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian besojnë se tubacionet janë sabotuar qëllimisht, por Rusia tha se akuzat se ajo ishte përgjegjëse janë të pabaza./UBTNews/