UBT News

Kremlini pretendon se Biden po minon planet e paqes të Trump për Ukrainën

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se administrata e Biden-it kishte treguar se do të “bënte gjithçka për të parandaluar përfundimin e kësaj lufte”.

Moska ka akuzuar administratën në largim të presidentit amerikan Joe Biden për minimin e planeve të presidentit të sapozgjedhur Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump foli për dëshirën për të arritur paqen në një farë mënyre dhe ai po i drejtonte të gjithë drejt një zgjidhjeje paqësore”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për televizionin rus.

Dhe tani ata po bëjnë gjithçka që munden për të përshkallëzuar situatën në atë mënyrë që marrëveshjet e paqes të jenë të dënuara me dështim”, tha Peskov në emisionin politik “Moska. Kremlini. Putin”, raportoi dpa .

Trump, i cili do të marrë detyrën më 20 janar, ka thënë se do të veprojë shpejt për t’i dhënë fund luftës më shumë se 1000-ditore midis Rusisë dhe Ukrainës. Megjithatë, ai ende nuk ka paraqitur ndonjë plan konkret.

Përpara komenteve nga Kremlini, Biden autorizoi Ukrainën të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të SHBA-së ATACMS kundër objektivave ushtarakë në Rusi. Biden gjithashtu planifikon të falë disa nga borxhet e Ukrainës.

Peskov tha se administrata Biden ka treguar se “do të bëjë gjithçka që kjo luftë të mos përfundojë” dhe se dëshiron të kufizojë Trumpin dhe të hakmerret ndaj tij për humbjen në zgjedhje.

Exit mobile version