UBT News

Kremlini paralajmëron sërish kundër zgjerimit të NATO-s

Ndërsa Finlanda dhe Suedia konsiderojnë anëtarësimin në NATO, Kremlini ka paralajmëruar të hënën se zgjerimi i aleancës nuk do të sjellë më stabilitet në Evropë.

“Ne kemi thënë vazhdimisht se vetë aleanca është më shumë një mjet për konfrontim. Kjo nuk është një aleancë që siguron paqe dhe stabilitet dhe zgjerimi i mëtejshëm i aleancës, natyrisht, nuk do të çojë në më shumë stabilitet në kontinentin evropian”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov të hënën./UBTNews/

Exit mobile version