Kremlini tha të hënën se nuk mund t’i konfirmojë dhe as t’i mohojë raportimet se zyrtarët rusë dhe amerikanë po zhvillojnë bisedime në kryeqytetin turk, Ankara.
Gazeta ruse Kommersant duke cituar një burim, raportoi se delegacionet nga të dy vendet u takuan të hënën në kryeqytetin turk.
Sergei Naryshkin, kreu i agjencisë ruse të inteligjencës së jashtme SVR, thuhet se ishte pjesë e delegacionit rus, sipas Kommersant./UBTNews/