Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të ndërhyjnë ushtarakisht në luftimet midis Izraelit dhe Iranit, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov – mes spekulimeve të vazhdueshme se presidenti i SHBA-së, Donald Trump mund të urdhërojë bombardimin e lokacioneve bërthamore iraniane.
Duke folur në Forumin Ekonomik të Shën Petërburgut (SPIEF), Peskov tha se ndërhyrja e Uashingtonit mund të shkaktonte një “spirale përshkallëzimi” dhe një luftë më të gjerë në rajon.
Kremlini tha se presidenti Vladimir Putin kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin kinez, Xi Jinping rreth situatës në Lindjen e Mesme.
Presidenti Xi ka mbështetur rolin e mundshëm të Putinit si ndërmjetës ne konfliktin Izrael-Iran.
Putini ka planifikuar të vizitojë Kinën më 2 shtator.
Duke folur në Forumin Ekonomik të Shën Petërburgut (SPIEF), Putin tha se Rusia nuk do ta braktiste punën e saj në centralin bërthamor të Bushehr-it në Iran – ku ai tha se po punonin rreth 600 ekspertë rusë.
“Ne nuk do të largohemi”, tha Putin.
Moska mbështet përdorimin paqësor të energjisë bërthamore në Iran, por kundërshton blerjen e armëve bërthamore nga ana e tij./atsh