Kremlini i ka mohuar raportimet për një konflikt mes grupit mercenar Wagner që po lufton në Ukrainë dhe Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
“Ky konflikt ekziston kryesisht në hapësirën e informacionit”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, teksa shtoi se “është kryesisht produkt i manipulimeve”.
Derusa Kievi po vazhdon betejën për rajonin e Soledarit, kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, pretendon se ka rolin kryesor në kapjen e qytetit./UBTNews/