Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, thotë se luftëtarët ukrainas që u dorëzuan në fabrikën e çelikut Azovstal do të trajtohen “në mënyrë njerëzore” dhe “në përputhje me standardet ndërkombëtare”.
Peskov tha se presidenti rus, Vladimir Putin, kishte garantuar personalisht se do të ndodhte kështu.
Një ligjvënës rus që merr pjesë në bisedimet e paqes me Kievin tha se Rusia duhet të konsiderojë dënimin me vdekje për ata që ai i quajti luftëtarët “nacionalistë” nga regjimenti Azov i Ukrainës, të cilët ishin të izoluar në fabrikën e çelikut.
“Ata nuk e meritojnë të jetojnë pas krimeve monstruoze kundër njerëzimit që kanë kryer dhe që kryhen vazhdimisht kundër të burgosurve tanë”, tha Leonid Slutsky në dhomën e ulët të parlamentit të Rusisë, Duma e Shtetit./UBTNews/