Kremlini ka konfirmuar se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të vizitojë Rusinë “në ditët në vijim”.
“Me ftesë të Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin, Kryetari i Çështjeve Shtetërore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Kim Jong Un do të bëjë një vizitë zyrtare në Rusi në ditët në vijim”, tha Kremlini në një deklaratë të hënën.
Deklarata nuk specifikoi një datë të saktë për vizitën.
Media shtetërore e Koresë së Veriut, KCNA raportoi të hënën se Kim do ta “takojë dhe do të bisedojë” me Putinin. Nuk përmendet se kur do të zhvillohet takimi.
Më parë, CNN raportoi se Kim dukej se ishte në një tren që shkonte për në Rusi, sipas një zyrtari. Burimi tha se treni që besohet se po transportonte Kim, u nis nga Pheniani dhe ishte rrugës për në Vladivostok, Rusi./UBTNews/