Rusia ka konfirmuar se Presidenti Vladimir Putin do të flasë nesër me homologun e SHBA-ve, Donald Trump nesër.
“Po, kjo është e saktë, një bisedë e tillë po përgatitet për të martën”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov këtë mëngjes, raportojnë mediat e huaja.
Peskov nuk foli mbi detajet e bisedës telefonike, duke thënë se Kremlini nuk i zbulon kurrë detajet paraprakisht.
“Ne kurrë nuk e bëjmë këtë, ne nuk i nxjerrim detajet përpara”, tha ai.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, Trump tha se biseda me Putinin do të zhvillohet për të diskutuar një zgjidhje, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Ne do të shohim nëse kemi diçka për të shpallur ndoshta deri të martën. Unë do të flas me Presidentin Putin të martën,” tha Trump.
“Shumë punë është bërë gjatë fundjavës. Ne duam të shohim nëse mund t’i japim fund asaj lufte“, shtoi ai.
Edhe pse Rusia dështoi në qëllimin e saj fillestar për të ‘thyer’ Ukrainën me pushtimin e saj tre vjet më parë, ajo ende kontrollon zona të mëdha të vendit.
Trump tha se toka ukrainase dhe termocentralet janë pjesë e bisedës rreth mbylljes së luftës.
“Ne do të flasim për tokën. Do të flasim për termocentralet,” tha ai, duke e përshkruar atë si “ndarje të aseteve të caktuara”.