UBT News

Kremlini insiston se Putini është në gjendje të mirë shëndetësore

Nuk ka informacione të inteligjencës që thonë se presidenti rus, Vladimir Putin, është në gjendje të keqe shëndetësore, tha drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns. Madje ai tha se Putini duket shumë i shëndetshëm.

Kremlini iu është përgjigjur këtyre komenteve, dhe zëdhënësi Dmitry Peskov tha se raportimet “s’janë asgjë tjetër, përveç lajme të rreme”.

Putin u pa duke kollitur gjatë një paraqitjeje publike dhe tha se ishte ftohur lehtë gjatë një vizite në Iran.

“Ishte shumë nxehtë në Teheran dje, plus temperatura 38 gradë Celsius dhe kondicioneri i ajrit ndikoi. Kështu që ju kërkoj falje”, citohet të ketë thënë Putin.

Hulumtimi mbi shëndetin e tij është intensifikuar muajt e fundit dhe vetë presidenti thuhet se është i rrethuar me mjekë. Megjithatë nuk ka diçka zyrtare rreth gjendjes së tij shëndetësore./UBTNews/

Exit mobile version