UBT News

Kremlini: I takon presidentit Zelensky t’i japë fund luftës në Ukrainë

Rusia ka insistuar se i takon presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Dmitry Peskov, një zëdhënës i Kremlinit, tha: “Zelensky e di se kur mund të përfundojë. Mund të përfundojë nesër nëse ai dëshiron”.

Kremlini ka thënë prej kohësh se Ukraina duhet të pranojë kushtet ruse për t’i dhënë fund luftimeve, tashmë në muajin e dhjetë.

Krelmini ka kërkuar që Kievi të njohë Krimenë – një gadishull ukrainas që Moska e aneksoi ilegalisht në 2014 – si pjesë e Rusisë./UBTNews/

Exit mobile version