Pas thirrjeve të presidentit amerikan, Joe Biden për një gjyq për krime lufte kundër presidentit rus Vladimir Putin, Kremlini tha se fyerjet personale janë “të papranueshme dhe të turpshme”.
Biden ka akuzuar Putinin për krime lufte për mizoritë që dyshohet se janë kryer nga forcat ruse në qytetin ukrainas Bucha.
“Fyerjet personale ndaj Presidentit të Rusisë vazhdojnë, kjo është e keqe. Ne e konsiderojmë këtë të papranueshme dhe të turpshme nga Presidenti i SHBA-së”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve në një konferencë të rregullt./UBTNews/