Kremlini iu kundërpërgjigj të premten thirrjeve të kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki për të rrënjosur ideologjinë ‘monstruoze ruse’.
“Kjo është thelbi i asaj urrejtjeje ndaj rusëve që fatkeqësisht, si një metastazë, ka infektuar të gjithë udhëheqjen polake dhe në shumë mënyra, shoqërinë polake”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para gazetarëve në konferencë.
Morawiecki ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin është më i rrezikshëm se Adolf Hitleri ose Josef Stalin për shkak të armëve të avancuara që disponon, për gazetën britanike Telegraph të martën.
“Kjo deklaratë tronditëse, për fat të keq, është histerike dhe e papranueshme”, tha Peskov.
Marrëdhëniet midis Polonisë, anëtares së NATO-s dhe Rusisë, tashmë të tensionuara, janë keqësuar edhe më tej qëkur Rusia dërgoi trupa në Ukrainë, fqinjin e Polonisë, më 24 shkurt.
Nga 6 milionë personat që janë larguar nga Ukraina, më shumë se gjysma kanë kaluar në Poloni.
Varshava ka argumentuar vazhdimisht për sanksione më të ashpra perëndimore ndaj Moskës dhe ka dëbuar 45 diplomatë rusë, duke nxitur një reagim të ashpër nga Moska.
Ambasadorit rus i hodhën bojë të kuqe protestuesit të hënën teksa vendosi kurora lulesh në varrezat ushtarake sovjetike në Varshavë.
Rusia ka kërkuar falje zyrtare dhe paralajmëroi për hapa të mëtejshëm nëse nuk është e kënaqur me përgjigjen e Polonisë./UBTNews/