Kremlini është i shqetësuar nga komentet e presidentit amerikan Joe Biden për presidentin rus Vladimir Putin, tha të hënën zëdhënësi Dmitry Peskov.
Biden tha të shtunën gjatë një vizite në Poloni se Putini nuk duhet të mbetet më në pushtet.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e minimizuan më vonë vërejtjen, duke thënë se Biden nuk po bënte thirrje për ndryshim regjimi.
Por Kremlini dha përgjigjen e tij duke thënë se sundimtari i Rusisë “nuk duhet të vendoset nga zoti Biden”.
“Këto deklarata sigurisht që shkaktojnë shqetësim”, tha Peskov të hënën në një konferencë të rregullt me gazetarët kur u pyet për komentet e Biden.
“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër deklaratat e presidentit amerikan. Ne i ndjekim me kujdes dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, shtoi Peskov./UBTNews/