UBT News

Kremlini hedh poshtë akuzat e Macronit se Rusia po luan “rol destabilizues në Afrikë”

Të premten Kremlini hodhi poshtë akuzat e presidentit francez, Emmanuel Macron se Rusia po luan një rol destabilizues në Afrikë.

Akuzat ai i bëri gjatë një interviste ekskluzive për France24, që u transmetua mëngjesin e të premtes, ku edhe përmend mizoritë e kryera nga mercenarët e Grupit Wagner në Republikën e Afrikës Qendrore.

“Rusia po zhvillon marrëdhënie miqësore, konstruktive të bazuara në respektin reciprok dhe shqetësimin për problemet e njëri-tjetrit. Marrëdhëniet tona me të gjitha vendet afrikane nuk drejtohen dhe nuk mund të drejtohen kundër vendeve të treta”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov./UBTNews/

Exit mobile version