UBT News

Kremlini: Është marrëzi dhe absurde të thuash se Rusia qëndron pas rrjedhjes së gazit

Kremlini thotë se është “marrëzi dhe absurde” të konkludohet se Rusia qëndron pas rrjedhjeve të gazit në tubacionet Nord Stream për në Evropë.

BE ka thënë se rrjedhjet në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 nga Rusia në Evropë ishin shkaktuar nga sabotazhi – por megjithatë Rusia nuk u akuzua drejtpërdrejt.

Ukraina ka shkuar më tej, duke akuzuar Rusinë për një “sulm terrorist”.

Zëdhënsi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “është marrëzi t’u japësh zë këtyre llojeve të narrativave” duke shtuar se janë budallaqe dhe absurde.

“Ky është një problem i madh për ne sepse, së pari, të dy linjat e Nord Stream 2 janë të mbushura me gaz – i gjithë sistemi është gati të pompojë gaz dhe gazi është shumë i shtrenjtë… Tani gazi po fluturon në ajër”, tha ai.

Njerëzit duhet të presin për gjetjet nga një hetim përpara se të nxjerrin përfundime, përfundoi Peskov./UBTNews/

Exit mobile version