UBT News

Kremlini ende pretendon se Khersoni është pjesë e Rusisë

TOPSHOT - An old woman walks in the Kherson region village of Arkhanhelske on November 3, 2022, which was formerly occupied by Russian forces. (Photo by BULENT KILIC / AFP) (Photo by BULENT KILIC/AFP via Getty Images)

Përpara tërheqjes së saj nga qyteti i Khersonit, Rusia aneksoi ilegalisht rajonin. Tani, pavarësisht se e pranoi se po tërhiqet nga qyteti, Kremlini ende pretendon se Khersoni është pjesë e Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se statusi i rajonit “është i përcaktuar dhe rregulluar” dhe se nuk është i mundur “asnjë ndryshim”. Kjo pavarësisht se flamuri ukrainas u ngrit edhe një herë mbi ndërtesat qeveritare sot.

Moska aneksoi Khersonin së bashku me tri rajone të tjera të Ukrainës në muajin shtator pas disa referendumesh që u dënuan nga Perëndimi./UBTNews/

Exit mobile version