Kremlini e ka përshkruar nisjen e dërgesës së parë të grurit nga porti ukrainas i Odesës më herët të hënën si “shumë pozitiv”.
“Nuk do të flas për rregullsinë e nisjeve të anijeve dhe numrin e tyre, kjo është një pyetje për operatorin. Por fakti që anija e parë është nisur është shumë pozitiv”, u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi, Dmitry Peskov.
“Është një mundësi e mirë për të testuar efektivitetin e mekanizmave për të cilët u ra dakord gjatë bisedimeve të Stambollit”.
“Le të shpresojmë se marrëveshjet do të zbatohen nga të gjitha anët dhe se mekanizmi do të funksionojë në mënyrë efektive”, shtoi Peskov.
Më shumë se 26,000 tonë metrikë misër u ngarkuan në M/V Razoni, i cili do të ankorohet në brigjet e Stambollit të martën pasdite për një inspektim përpara se të udhëtojë në Liban./UBTNews/