Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, thotë se Rusia e sheh ardhjen e inspektorëve të IAEA në uzinën e Zaporizhzhia si “shumë pozitive”, por është “shumë herët” për të vlerësuar punën e ekipit.
“Gjëja kryesore është që misioni është aty”, tha ai.
Kreu i administratës së rajonit të Zaporizhzhia-s, të kontrolluar nga Rusia, Yevhen Balitsky, tha se nuk kishte pasur asnjë bombardim nga pala ukrainase që nga e enjtja. Ai ia atribuoi këtë pranisë së inspektorëve të IAEA në zonë./UBTNews/