UBT News

Kremlini akuzon Mbretërinë e Bashkuar për “drejtimin dhe koordinimin” e shpërthimeve në Rrjedhën e Veriut

Kremlini akuzoi sërish Mbretërinë e Bashkuar për “drejtimin dhe koordinimin” e shpërthimeve në tubacionet e gazit Nord Stream.

“Shërbimet tona të inteligjencës kanë të dhëna që tregojnë se specialistë ushtarakë britanikë drejtonin dhe koordinonin sulmin”, u tha të martën gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Ka prova që Britania është e përfshirë në sabotim, në një sulm terrorist në infrastrukturën jetike të energjisë, jo vetëm ruse, por ndërkombëtare”, shtoi ai tutje./UBTNews/

Exit mobile version