Së paku 18 persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me raketa në një qendër tregtare në Kremenchuk, në Ukrainën qendrore.
Këto të dhëna nuk u përditësuan mëngjesin e sotëm, por zyrtarët njoftuar rreth numrit të civilëve që besohet se janë të zhdukur dhe në spital. Nga rreth 1 mijë persona që presidenti Zelensky thotë se ishin brenda qendrës tregtare në kohën e sulmit, të paktën 36 besohet se janë të zhdukur dhe 25 janë në spital, citon Reuters Dmytro Lunin, guvernatorin e Poltava aty pranë.
Autoritetet vlerësojnë se në atë kohë brenda qendrës tregtare mund të kenë qenë 200 dhe 1 mijë njerëz. Shumë prej tyre arritën të iknin në një strehë aty pranë, por të tjerët mbeten të bllokuar në ndërtesë, sugjerojnë raportet. Kërkimet për ta po vazhdojnë./UBTNews/