UBT News

Krasniqi thotë se marrëveshja e Ohrit është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot në selinë e partisë së tij, ka pritur Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Marti Ahtisaari.

Krasniqi ka bërë të ditur që gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe situatën aktuale politike, përfshirë këtu marrëveshjen e fundit në Ohër.

“Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pritur Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të shoqëruar nga Jeeni Laakso nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari” (CMI). Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situtatën aktuale politike, pas pranimit të propozimit evropian nga Kryeministri Kurti në Bruksel dhe dakordimit për aneksin e zbatimit të tij në Ohër”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas Krasniqit, marrëveshja e dakorduar në Ohër, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të kryeministrit, Albin Kurti.

“Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë. Kjo marrëveshje, mbi të gjitha, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”, deklaroi ai.

Derisa në përmbyllje Krasniqi ka falënderuar për vizitën dhe mbështetjen konstante që Finlanda ka dhënë për Republikën e Kosovës.

Exit mobile version