Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbresha Krasniqi, kërkoi që subjektet politike të ulen dhe të diskutojnë me maturi për të dalë nga ngërçi institucional, duke theksuar rëndësinë e arsyetimit të votës së qytetarëve.
“Jam e bindur që të gjitha partitë politike, përveç asaj që e kërkon votën dhe e merr votën është e rëndësishme që të arsyetosh besimin qytetar. Qytetarët janë të vetëdijshëm dhe përtej saj edhe ata qytetarë nuk e kanë ditur saktë si qëndron, si është situata. Tani e kanë të qartë ta kuptojnë jo në forma histerike ta arsyetojnë votimin e qytetarëve, por duhet të jenë në gjendje të ulen dhe të diskutojnë për të dhënë një zgjidhje që është në interes te qytetarëve. Subjektet politike duke filluar nga partia e parë deri tek ne kemi përgjegjësi edhe për ngritjen e çmimeve, shtrenjtimin e energjisë”, theksoi ajo.