UBT News

Krasniqi takohet me gastronomët, kërkohet heqja e kufizimit të orarit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi është takuar sot me drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, me të cilët kanë diskutuar për problemet e këtij sektori dhe mundësinë e lehtësimit të masave.

Krasniqi thotë se gastronomët edhe njëherë dolën me disa kërkesa, ndër to edhe të hiqet kufizimi i orarit.

“Kam pritur edhe sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës me të cilët kemi diskutuar për problemet e këtij sektori dhe mundësinë e lehtësimit të masave. Gastronomet edhe një herë kërkuan që të lejohet shërbimi brenda, duke u respektuar masat në lokale dhe të hiqet kufizimi i orarit që aktualisht është në fuqi. Si ministër ofrova përkrahjen time të plotë për këtë sektor, shumë të goditur për shkak të pandemisë dhe i njoftova se nesër do të jetë mbledhja e komitetit ndërministror kur do të shqyrtohen masat anti-Covid të cilat priten të lehtësohen.”, shkroi Krasniqi në Facebook./UBTNews

Exit mobile version