UBT News

​Krasniqi për sulmin ndaj Komunës së Zveçanit: Sulmin kriminal e qyqar

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas sulmit me granatë dore ndaj objektit të Komunës së Zveçanit, duke thënë se sulmet e tilla nuk do të zbehin vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rendin dhe për të garantuar mirëqenien për të gjithë qytetarët tanë.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se mbrëmë grupe kriminale kanë sulmuar me granatë dore Komunën e Zveçanit.

Dënoj fuqishëm sulmin kriminal e qyqar ndaj objektit të Komunës së Zveçanit. Komunat e Republikës së Kosovës janë funksionale dhe të gatshme për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të tyre, pa dallim. Sulmet e tilla nuk do të zbehin vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rendin dhe për të garantuar mirëqënien për të gjithë qytetarët tanë. Republika nuk zmbrapset”, ka shkruar ai në Facebook.

Përveç disa dritareve të thyera në objektin e komunës, janë dëmtuar edhe tri vetura që kanë qenë të parkuara në afërsi, dy prej të cilave me targa të Serbisë dhe një me targa vendore.

Exit mobile version