UBT News

Krasniqi për kandidaturën e Hamzës: Nëse dikush duhet të ketë frikë është Kurti dhe partia e tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është optimist se kandidatura e Bedri Hamzës për kryeministër është më e duhura për Kosovën. Krasniqi e ka quajtur Hamzën njeriun më të duhur për të udhëheq me shtetin.

Duke përmendur sukseset e Hamzës sa ka qenë ministër i Financave, Krasniqi tha se të njëjtën do ta bëjë edhe si kryeministër. Krasniqi tha se nëse dikush duhet të frikësohet me këtë kandidaturë, është kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij.

“Njeriu më i duhur jo vetëm në PDK është Bedri Hazma, është njeriu u dëshmuar ka qenë në secilin projekt, është njeriu se kur e jep fjalën e mban fjalën i vetmi ministër ka qenë ai që i ka rrit pagat dhe herën e ardhshme si kryeministër do t’i rrit ato. Ka betejën për kthimin e potencialit qe ka Kosova unë jam pas tij dhe me të deri në fitoren e PDK-së dhe realizimin e vizionit tonë. Mendoj se frikë duhet të kenë ata që janë në pushtet nëse duhet të frikësohet është Albin Kurti dhe partia e tij, sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje të parakohshme të ia japi Kosovës një qeveri të re me i zgjedh problemet”, u shpreh Krasniqi.

I pyetur nga gazetarët nëse kanë marrë miratimin e ish-kryetarit Kadri Veseli për këtë kandidaturë, Krasniqi tha se “bisedat me nuk janë partiake por miqësore”.

“Zotëri Veseli është duke u ballafaquar me një sfidë të madhe që nuk është sfidë e tyre, njëjtë siç është duke u ballafaquar edhe Thaçi, Krasniqi e Selimi, është beteja e fundit dhe shpresoj unë për të konfirmuar edhe njëherë për të miliontën herë pastërtinë dhe drejtësinë e luftës së UÇK-së dhe popullit tonë. Zotëri Veseli i ka ato preokupimet unë nuk e kam takuar dhe më mungon vizita nga nëntori kur ka qenë bashkë më nënkryetarin Uran Ismaili dhe shpresoj të shkojë të vizitojë edhe njëherë por bisedimet tona nuk janë partiake por miqësore sepse mbi të gjitha unë dhe Bedriu i kemi miq”, tha Krasniqi.

Exit mobile version