Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së gjeneralit Mike Jackson, ish – komandantit të KFOR-it.
Krasniqi ka shkruar në Facebook se roli i Jackson në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në një kohë sfiduese për popullin tonë ishte jetik.
“Me dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas luftës në Kosovë. Roli i tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në një kohë sfiduese për popullin tonë ishte jetik. Përkushtimi i tij në bashkëpunimin me krerët e UÇK-së dhe në përpjekjet për paqe do të mbetet gjithmonë i paharruar. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Pushoftë në paqe”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Mike Jackson ishte komandat i parë i KFOR-it pas luftës në Kosovë.