Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se VV-ja ka pasur përsëri kërkesën e njëjtë si në seancën e kaluar, që deputetët të mblidhen një herë në javë dhe jo çdo 48 orë.
“Edhe këtë herë ishte kërkesa e njëjtë që seanca të mbahet një herë në javë. Kushtetuta është e qartë dhe e rregullon këtë, po ashtu propozimi i takon partisë që ka dalë e para në zgjedhje. Ne nuk kemi krizë juridike, kemi krizë politike në këtë situatë dhe zgjidhja duhet të jetë politike. Nëse kjo vazhdon, duhet t’i drejtohen Kushtetutës. Ne duhet t’i japim përgjigje politike. Për 24 orë mund të konstituohet Kuvendi edhe qeveria nëse Kurti ndërron kandidatin”, tha ai.