UBT News

Krasniqi: Numri i pacientëve të shtrirë në spitale është ende i lartë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se numri i pacientëve të shtrirë në spitale është ende i lartë.

“Numri i pacientëve të shtrirë në spitale është ende i lartë, 785 pacientë që janë duke marrë trajtime në të gjitha spitalet dhe në katër qendrat COVID. Tashmë tre javë numri i pacientëve të shtrirë sillet rreth 800. Edhe më tutje jemi të ngarkuar me numër të madh të pacientëve. 44 nga këta janë në gjendje të rëndë. Punëtorët shëndetësorë po vazhdojnë me përballjen”, deklaroi ai në një konferencë për media së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Krasniqi kërkoi nga qytetarët e Kosovës t’i shmangen grumbullimeve për festat e fundvitit.

“Ju bëjë thirrje që festat e fundviti t’i kalojmë me familjet tona dhe të evitojmë çdo grumbullim në masë”, apeloi Krasniqi./UBTNews

Exit mobile version