Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e nesërme me parti politike, të thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani.
“Kam pranuar ftesë. Nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi që e kemi pasur gjithmonë. Ne ka dy- tre muaj që po mundohemi që të gjejmë zgjidhje për të ofruar kompromise për të dalë nga kjo situatë.
Nesër do të jem te presidentja. Ne kemi pasur kërkesë qysh herët që presidentja të involvohet”, tha Krasniqi.