UBT News

Krasniqi: Nëse nuk ka zgjidhje, zgjedhjet mund të mbahen në maj ose qershor

Pas dështimit të sërishëm të seancës konstituive, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se nëse nuk arrihet një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja në muajin maj ose qershor.

Krasniqi ka theksuar se partia në pushtet, Vetëvendosje, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për formimin e qeverisë dhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ai ka shtuar se nëse nuk ka një marrëveshje politike për të zhbllokuar situatën, zgjedhjet janë një opsion i mundshëm.

“Nuk i ka votat as për qeveri. Sikur t’i kishte votat për qeveri do t’i kishte edhe votat për kryetar të Kuvendit. Ose duhet konstituar Kuvendi ose një marrëveshje politike, ose të shkohet në zgjedhje. Duhet ta propozojmë dikë tjetër. Nuk dua t’ua imponoj kandidatin. Veten ta propozon ai (Albin Kurti). Nëse nuk dalim nga kjo situatë, zgjedhje do të kemi në maj ose në qershor. Albulena Haxhiu nuk kalon. I ftoj të ndërrojnë kandidatin, nxirreni dikë që i merr votat”, tha Krasniqi.

Exit mobile version