UBT News

​Krasniqi në Bruksel: Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje finale me njohje reciproke

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka deklaruar se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me njohjen e ndërsjellë në qendër.

Ai këto komente i bëri sot në tryezën për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga grupi politik liberal i Parlamentit Evropian, Renew Europe.

“Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë interes i përbashkët i Kosovës dhe BE-së. Në këtë proces, është tejet e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me njohjen e ndërsjellë në qendër”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Po ashtu ai ritheksoi qëndrimin se BE duhet të heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës.

“PDK është mirënjohëse ndaj aleatëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë”, ka shtuar ai.

Exit mobile version