UBT News

Krasniqi: Na duhet një front i përbashkët e jo luftë e brendshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka shkruar letër kryeministrit Albin Kurti përmes së cilës ka kërkuar reagim urgjent dhe angazhim maksimal të institucioneve shtetërore për situatën me COVID-19.

Krasniqi ka bërë thirrje që të rishikohet Ligji për Buxhetin për ta trajtuar pandeminë, duke bërë ndryshim-plotësimin e këtij ligji. Ai ka njoftuar se do të diskutojë për këtë situatë edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Na duhet një front i përbashkët, e jo një luftë e brendshme politike, për t’i dalë në ballë pandemisë dhe krah nevojave të qytetarëve”, deklaroi mes tjerash Krasniqi./UBTNews

Exit mobile version