Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar disa shifra që kishte nxjerrë Komisioni Evropian në raportin për Kosovën sa i përket kredive të qytetarëve dhe goditjen e tyre nga rritja e normave të interesit.
Sipas raportit të Komisionit Evropian, Krasniqi tha se normat e interesit të kredive gjatë vitit 2022 janë rritur në 6.3% derisa një vit më parë ishin më të ulëta.
“Mbi 650 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët kanë kredi, krahas rritjes së çmimeve, duhet të përballojnë edhe rritjen e normave të interesit të kredive! Regres”, ka thënë Memli Krasniqi.