Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, është paraqitur sot me kravatë me shqiponja në seancën e parë gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës.
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi në fjalën e tij para trupit gjykues në Hagë tha se nuk e kupton logjikën e akuzës ndaj tij.
Mbrojtja e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi në deklaratën hyrëse deklaroi se provat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk mund ta lidhin Krasniqin me asnjë krim të pretenduar.