UBT News

Krasniqi: Marrëveshja Kosovë-Serbi pa njohje të ndërsjellë mund të çojë në status-quo të re

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha në një intervistë më Zërin e Amerikës se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë pjesë e marrëveshjes të përgjithshme me Serbinë e cila çon në njohjen e ndërsjellë.

Ai tha se propozimi evropian i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje pa njohje, nuk mund të jetë i pranueshëm sepse do të mund të krijonte një status-quo të re.

Në intervistë, Krasniqi tha se bllokadat aktuale në veriun e Kosovë janë vendosur para së gjithash për ta penguar procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi për një marrëveshje përfundimtare./VOA

Exit mobile version