UBT News

Krasniqi: Lirimi i policëve ëshë lajm i mirë, tani është radha për shtensionimin e situatës në veri

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar për lirimin e tre policëve të rrëmbyër nga autoritetet serbe dy javë më parë.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se lirimi i tre policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi – Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë.

Krasniqi ka nënvizuar po ashtu se tani është radha për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje.

“Lirimi i tre policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi – Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë. Falënderoj të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces. Tani, radha është për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje, përmes veprimeve të matura dhe të përgjegjshme politike”, shkroi Krasniqi.

Ata u arrestuan nga autoritetet më 14 qershor. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar vazhdimisht lirimin e tyre pa kushte.

Exit mobile version