Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po e zvarritë procesin e seancës konstituive me qëllim të zhvillimit të pazareve politike.
Pas ndërprerjes së seancës, e cila do të vazhdojë më 19 prill, Krasniqi theksoi se Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të fitojë kohë për të siguruar numrat e nevojshëm për formimin e institucioneve.
“Këta nuk kanë shumicë parlamentare dhe, pasi nuk e kanë, po përpiqen të blejnë kohë për të bërë pazaret e tyre,” tha ai.