UBT News

Krasniqi: Kurrë në jetën time s’i kam trajtuar njerëzit ashtu siç më trajtuat ju mua

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Krasniqi deklaroi se asnjëherë nuk e ka trajtuar dikë ashtu siç e kanë trajtuar atë qysh prej ditës së arrestimit e deri në seancën e sotme.

“Jam arrestuar më 4 nëntor 2020, në aktakuzë po na quani ndërrmarje e përbashkët kriminale, dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Kurrë nuk kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë, prandaj e ndjej veten më shume se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja të isha në petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli”, deklaroi ai mes tjerash.

Ai ka thënë se është intelektual, njëri që politikisht e ka luftuar Serbinë dhe kurrë nuk e ka drejtuar gishtin nga popullsia civile.

“Unë jam shqiptar, s’jam katolik as mysliman, kjo është fyese për mua dhe vendin tim”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version