UBT News

Krasniqi kërkon paga më të dinjitetshme për mjekët dhe infermierët

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e kanë vizituar sot Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Gjatë vizitës së Hotit dhe Zemajt, ushtruesi i detyrës i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka raportuar për menaxhimin e situatës me COVID-19 në spitale. Krasniqi shtoi se janë rritur kapacitetet shëndetësore, dhe mes tjerash kërkoi paga më të dinjitetshme për mjekët dhe infermierët.

“Mendojmë se punëtorët shëndetësorë e meritojnë të kenë vendin e merituar në shëndetësi dhe në shoqërinë kosovare. Infermierët dhe mjekët meritojnë paga më të dinjitetshme dhe meritojnë stimulime më të dinjitetshme për punën e tyre që po e bëjnë”, deklaroi Krasniqi./UBTNews

Exit mobile version