UBT News

Krasniqi kërkon dakordim politik për zgjedhje të reja, ironizon Konjufca

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar dakordim politik mes partive parlamentare në Kuvend për organizimin e zgjedhje të reja.

Ai në seancën e sotme plenare, tha se kjo legjislaturë e Kuvendit duhet të shpërbëhet dhe mandati t’iu kthehet qytetarëve.

“Ky kuvend, mandatin e juaj që nuk i punojnë as pajisjet, realisht s’duhet me vazhdu punën. Unë jam duke iu ftuar publikisht edhe si deputet, por edhe si kryetar i PDK-së, të merremi vesh, të bëjmë një mocion dhe të shpërndajmë Kuvendin e Kosovës. Kjo legjislaturë nuk është në gjendje me kalu asgjë. Ju jeni thirrë në 50 përqindsh, shumicë parlamentare dhe nuk jeni në gjendje me kalu ligje, mos të flasim për marrëveshje ndërkombëtare. Është një bllokim total i punës së brendshme, mos të flasim edhe për izolimin e jashtëm që edhe me sanksione i keni sjell Kosovës… T’ia kthejmë mandatin e qytetarëve dhe le të vendosin ata a janë të interesuar Kosova me vazhdu këtë rrugë që e keni ju apo kanë mendim tjetër. Pasi kur iu kanë votuar nuk iu kanë votuar për këtë rrugë të konfrontimit dhe politikës së theqafës”, tha ai.

Mirëpo, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, sërish duke ironizuar tha se derisa të ndodh kjo, deputetët të votojnë ndonjë projektligj që është në rend të ditës sot.

“Derisa të ndodh kjo, provojmë të votojnë ndonjë projektligj eventualisht”, tha ai.

Exit mobile version